Ministrave u ndalohen kafet në ditët e punës. Herën e parë kërkon ndjesë publike, herën tjetër ikën nga qeveria

Kryeministri Edi Rama mbledh ministrat dhe u lexon kodin etik në mbledhjen e parë të qeverisë mbajtur paraditen e 18 shtatorit 2021, pak minuta pasi u bë betimi tek presidenti Ilir Meta.

Teksti i Kodit Etik është miratuar në shtator 2013 por do i shtohet edhe disa pika të tjera në formë aneksi. Kodi i ri etik do miratohet në mbledhjen e tretë të qeverisë

Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet për respektimin me besnikëri të Kodit Etik duke marrë përgjegjësinë personale të tij.

Nuk duhet

-Asnjë anëtar i qeverisë nuk duhet të udhëtojë me biznes klas

-Nuk mund të shkojë me pushime jashtë shtetit

-Të shkojnë në kafene apo të darkojnë në restorant gjatë ditëve të punës. Në raste të vecanta të njoftojnë kryeministrinë.

-Ministrat nuk mund të pranojnë bileta udhëtimi të paguara nga kompanitë private, as për vete e as familjen

-Bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit apo fëmijëve të tyre nuk mund të përdorin sallën vip të aeroportit nëse nuk lëvizin bashkë me ministrin përkatës

-Makinat e anëtarëve të qeverisë duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit

-Ndalimi për të shkuar në restorant e kafene në ditët e punës nuk është zbatuar.

"Qeveria ka një kod etik dhe ky kod etik nuk është vetëm kornizë normash por mënyrë jetese të cdo ministri. Në rastin e parë të mos respektimit të kodit etik ministri përgjegjës kërkon ndjesë publike, rastin e dytë duhet të lirojë vendin në tryezë. Kjo kornizë vlen edhe për mua" tha Rama.