Porosia e Ramës: Ministra ju bëra unë por vendin e mbani vetë, po shkele në dërrasë të kalbur nuk ju mbroj as unë as Partia
Në mbledhjen e parë të kabinetit të ri Rama u dha porosi ministrave që nuk ndryshon tha ai deri në fund
"Ministër nuk bëhesh vetë të bën kryeministri, por vendin nuk ta mbaj unë por vetë. Kjo vlen për punën dhe për moralin institucional dhe dyshemenë ku shkojmë.
Dyshemeja është ligji, jashtë ka pasarela dërrasash të kalbura. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me ligjin, jo me mua as me qeverinë e as me partinë.
Të jeni të sigurtë do ju mbështes pa asnjë në përpjekjen për të arritur objektivat e përbashkëta. Do ju mbroj publikisht pa asnjë rezervër përballë cdo agresoni, ju ruaj psa shpine nga cdo erë kundërjush që mund të fryjë për shkak të detyrës brenda shtëpisë tonë të përbashkët. Por dhe një herë as mua as PS nuk do e ketë mbrapa kush hedh qoftë dhe një hap jashtë dyshemesë së ligjit" tha Rama.