Rama: Fëmijët e mjekëve dhe infermierëve që kanë vdekur nga Covid do marrin rrogën e prindit deri 18 vjeç

Në mbledhjen e parë në kryeministri me qeverinë e re të mandatit 3, Rama  deklaroi se fëmijët e mjekëve dhe infer,ierëve që kanë humbur jetën nga covid-19, do të marrin rrogën e prindit të tyre deri në moshën 18-vjeçare.

"Personat e mitur prindërit e të cilëve  i përkasin  kategorisë mjek, infermier, që ka humbur jetën nga COVID do të trajtohen  në mënyrë retroaktive dhe të gjithë këta që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesjen e Republikës, do marrin rrogën e plotë të prindërit deri në moshën 18 vjeç", tha Rama.