Paralajmërimi i Ramës: Mos pjesëmarrja në Kuvend e komisione, vetëm në me arsye në raste ekstreme
Pas betimit të Meta, kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të parë në kryeministri qeverinë e re të tij të mandatit 3.
Ai u shpreh se në grupet parlamentare, kur mbrohen projektligjet e qeverisë nuk duhet të vihen në diskutim, përveç rasteve ekstreme të lajmëruara më parë.
Rama shtoi se një shkelje etike që ka vënë re në mandatin e kaluar, ku ministra kanë dalë kundër frymës së vendimmarrjes në qeveri, me qëndrime individuale në komisione, një e cila nuk do të tolerohet.
Rama: Në grupet parlamentare, kur mbrohen projektligjet e qeverisë nuk duhet të vihen në diskutim, përveç rasteve ekstreme të lajmëruara më parë. Po ashtu, edhe në raste ekstreme nuk duhet të vihet në diskutim prania juaj në orën fikse në hapjen e Kuvendit si dhe në mbylljen e tij. Po ashtu, tryeza e qeverisë në kuvend të mos mbetet pa 1/3 e ministrave dhe largimet e deputetëve duhet të behën me lejen e kryetarit të grupit.
Një shkelje etike që kam vënë re në mandatin e kaluar, ku ministra kanë dalë kundër frymës së vendimmarrjes në qeveri, me qëndrime individuale në komisione, kur gjërat janë vendosur bashkarisht në qeveri. Një gjë e tillë shihet si një thyerje e rëndë e sjelljes në qeveri. Është absurde që një ministër të kundërshtojë një vendim të qeverisë për hir të sektorin e vet. Ka vetëm një sektor dhe ky është Shqipëria.

