Rama-ministrave: Të gjitha dhuratat do inventarizohen, do të përcaktohen me kod

Pas betimit të Meta, kryeministri Edi Rama ka mbledhur për herë të parë në kryeministri qeverinë e re të tij të mandatit 3.

Ai u shpreh se meqë nuk është shkruar as gjëkundi, detyrimi për t’i inventarizuar dhuratat në ministri, do të shkruhen në aneks të kodit etik.

Rama: Meqë nuk është shkruar asgjëkund, detyrimi për t’i inventarizuar dhuratat që keni në ministri, atëherë edhe kjo duhet shkruar në kod, dhe të gjitha dhuratat që kalojnë një vlerë të caktuar, do të inventarizohen ose duhet të qëndrojnë në stokun e ministrive.

Disave mund tu duken si gjëra të vogla, por në fakt këto janë norma të zbatuar anë shumë shtete. Kjo do të vlerë edhe për zv. Ministrat. Të gjithë funksionarët do të mbajnë një përgjegjësi etike dhe administrative lidhur me këto qasje etike. Ky popull nuk i ka borxh asnjë përfaqësuesi të lartë të administratës shtetëror kapadajllëkun publik të shefave të lloj-llojshëm në territor.