Rama: Bashkëqeverisja do të bëhet ligj në kuvend, do të ftohet populli në konsultime kombëtare
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar bërjen e një ligji që ai e quajti si të bashkëqeverisjes me qytetarët.
Rama në mbledhjen e parë të qeverisë tha se ky ligj do të informojë dhe do tu përgjigjet qytetarëve, duke u zgjidhur hallet dhe duke ndarë ide.
Rama: Ligji i bashkëqeverisjes parashikon masa dhe sanksione për zyrtarët që nuk u kthejnë përgjigje në kohë qytetarëve. Ligji duhet të zbatuar, nga unë i pari dhe të gjithë, të mos bëhemi qepaze për mos zbatim ligji, ju duhet të jetë shëmbëlltyra e zbatimit të ligjit. Struktura e re që do të funksionojë do të angazhohet që të informojë qytetarët, sapo bashkëqeverisja të kthehet në një ligj në Kuvend.
Mos harroni se në qeverisim si një forcë e vetme, ku na kanë sjellë ata që na bëjnë të pathyeshëm. Vetëm me ta mund t’i bëjmë çeço zyrtaret dhe shërbimet ndaj tyre. Bashkëqeverisja nuk është vetëm ata ankohen dhe ne zgjidhim hallet, por edhe bashkëndarje idesh. Dua që kjo qeveri ta ftojë popullin në konsultime kombëtare dhe mbështetje morale prej tyre. Të formojmë një sens komunitar përtej ndasive dhe të majtës e së djathtës.

