Yuri Kim e Soreca: Urime Ramës për fillimin e mandatit të 3-të historik, presim sundimin e ligjit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2021, 12:01
Ambasadorja amerikanë, Yuri Kim dhe ai i BE- në, Luigi Soreca, kanë uruar kryeministrin Rama dhe qeverinë e re.
Ata shkruajnë në Twitter, duke theksuar se ky është një mandat historik, ku priten reforma kyçe dhe integrimi në BE.
Yuri Kim: Urime Kryeministrit Edi Rama për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë historik. SHBA pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Urime dhe suksese!
Soreca: Ne përgëzojmë Kryeministrin Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare në marrjen e detyrës së tyre. Ne presim që integrimi në BE dhe të gjitha reformat e ndërlidhura, përfshirë sundimin e ligjit, të shfaqen lartë në agjendën e Qeverisë. Koordinimi i fortë ndërinstitucional është kyç për aderimin në BE.

