Rama: Nuk do t'i përgjigjemi me formatin e vjetër opozitës, kemi humbur kohë me e lagu se lagu
Në mbledhjen e parë në kryeministri me qeverinë e re të mandatit 3, Rama u shpreh se nuk duhet të ketë asnjë përgjigje me daljet e opozitës me formatin e vjetër.
Rama shtoi se qeveri ka 4 vite kohë për të bërë gjëra që s'janë bërë kurrë më parë ndaj s'ka kohë për të humbur me opozitën 'e lagu se lagu.
Rama: Ne nuk do t'i përgjigjemi me formatin e vjetër opozitës. Është një format që e ka derdhur me kohë kupën e durimit të publikut. Politika është e vetmja mundësi që njerëzit të bëjnë gjërat që të vetmuar si bëjnë dot. Kemi 4 vite kohë për të bërë gjëra që s'janë bërë kurrë më parë ndaj s'kemi kohë për të humbur me opozitën 'e lagu se lagu’.
Prania e detyruar ne Kuvend e komisione
Qeveria buron nga Parlamenti dhe jo e kundërta. Prania juaj në komisionet parlamentare, ku ndodhen pr/ligjet e qeverise nuk duhet të vihet në diskutim, përveçse në raste ekstreme dhe duke u dakordësuar me kreun e grupit parlamentar.
Vetëm për arsye pune nuk duhet të vihet në diskutim prania juaj në hapjet seancave të Kuvendit. Prania në orën fikse të seancave. Ky është minimumi etik në marrëdhëniet qeveri-parlament.
Tryeza e qeverisë në Kuvend të mos mbetet asnjëherë nga të paktë 1/3 e qeverisë"

