Baldushk, kishte kultivuar bimë narkotike, prangoset 31-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2021, 09:57
Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Shpat-Rrovë, Baldush.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. Ll., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i kontrollit të vazhdueshëm të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Shpat-Rrovë, Baldushk.” – njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

