Zhdukja e mistershme, Davide Pecorelli ka kërkuar të flasë me prokurorin për të rrëfyer çfarë ndodhi me të
RTV Ora ka folur me gazetarin e La Nazione, Fabrizio Paladino i cili ka ndjekur rastin e zhdukjes së italianit Davide Pecorelli në Shqipëri.
Ai në një intervistë të dhënë më herët për RTV Ora hodhi dyshimin se mund te ishte e sajuar zhdukja e Pecorellit.
Fabrizio Paladino aso kohe shprehej se Davide rezulton i zhdukur më 6 janar, por ka dhe një element mjaft interesant e të çuditshëm në rastin pasi, një nga punonjëset e tij pra e punësuar në nja aktivitetet e Davides në Itali e ka telefonuar në një numër telefoni që ai përdorte në Shqipëri e që ka rezultuar i hapur.
Paladino: Ky numër është në funksion, por nuk di të them nëse është i njëjti numër telefoni që policia shqiptare ka gjetur në automjetin e Davides. E një element tjetër është fakti se në WhatsApp Davide rezulton se ka hyrë për herë të fundit më datë 6 janar pasdite rreth orës 16 pasdite. Di se për këtë ngjarje është aktivizuar dhe Interpol. Duke e njohur Daviden e me shpresë uroj se Davide ka sajuar zhdukjen e tij për shkak të vështirësive financiare që po kalonte kohët e fundit. Mund të ketë skenarizuar gjithë këtë si për të thënë "largohem nga e gjitha kjo e zhdukem për disa kohë" për t'ju larguar problemeve që kam.
Ndërkohë, Davide pritet të mbërrijë sot në Perugia, ku ka kërkuar të flasë me prokurorin për të rrëfyer çka ndodhur.
