Durrës, përndiqte bashkëjetuesen e tij, prangoset 52-vjeçari

Policia e Durrësit ka prangosur një 52-vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprën penale përndjekja.

Shtetasi  i prangosur A.K., 52 vjeç, banues ne Sukth, Durrës, në mënyrë të përsëritur ka përndjekur bashkëjetuesen e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan për veprën penale "Përndjekja", shtetasin A.K., 52 vjeç, banues ne Sukth, Durrës. Ky shtetas në mënyrë të përsëritur ka përndjekur bashkëjetuesen e tij.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.