Divjakë, 44-vjeçari gjen vdekjen pasi humb drejtimin e makinës dhe bie në kanal

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë.

Në fshatin Babunjë, një 44-vjeçare ka dalë nga rruga me mjetin e tij “Ford” dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku fatkeqësisht ka gjetur edhe vdekjen.

“Në aksin rrugor Divjakë-Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, shtetasi A. Q., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Ford" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.