Në tetë muaj, 144 të vdekur dhe 1250 të plagosur, INSTAT: Përgjegjës drejtuesit e automjeteve
Në rrugët e Shqipërisë, çdo ditë ndodhin katër aksidente.
Përgjegjës me së shumti janë drejtuesit e automjeteve jo këmbësorët. Sipas të dhënave zyrtare për 8 muajt e këtij viti, 144 persona kanë vdekur dhe 1 mijë 250 kanë mbetur të plagosur.
Vetëm në tetë muajt e këtij viti në Shqipëri kanë humbur jetën 144 persona nga aksidentet. Viti pandemik 2020 regjistroi një ulje te aksidenteve, ndërsa nga janari e deri ne gusht te 2021, heqja kufizimeve të Covid-19 liroi qarkullimin e automjeteve e për pasojë edhe shtimin e aksidenteve. Sipas INSTAT, në këtë periudhe kanë ndodhur 919 aksidente, 154 më shumë se e njëjta periudhë e 2020 dhe 30 viktima më tepër.
Ndërsa numri i fataliteteve nga aksidentet në muajin qe lame pas është 26 persona, shifër konstante me atë të gushtit të shkuar.
Të lënduar regjistrohen 200 persona. Në total numri gjatë këtyre 8 muajve, numri i të aksidentuarve është 1 250 persona nga 980 persona në tetë mujorin e vitit 2020.
Të dhënat zyrtare të institutit të statistikave, në 84 % të rasteve përgjegjës janë drejtuesit e makinave, ndërsa vërehet edhe një rritje me 27.4% e aksidenteve si pasojë e sjelljes së këmbësorëve. Kryeqyteti ka numrin më të lartë të aksidenteve rrugore, i ndjekur nga Lezha, Fieri dhe Durrësi./ Ora News/.
