Aksident në Rrugën e Kombit, emigranti nga Anglia merr përpara makinën e policisë, plagosen 3 efektivë

Tre efektivë policie të DVP Kukës mbetën të plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme, 17 shtator.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti.

Mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.