Zhduken dy vajza të mitura në Prishtinë, nuk dihet vendndodhja tyre


Janë raportuara si të zhdukura dy vajza të mitura nga Hajvalia e Kosovës.

Zhdukja e tyre është raportuar nga motra e tyre, ndërsa policia është duke e hetuar rastin.

Të dy vajzat njëra 12-vjeçare dhe tjetra e mitur janë larguar nga shtëpia e tyre dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre.

 “Ankuesja kosovare ka raportuar se, dy motrat e saj viktimat femra kosovare, njëra e mitur dhe tjetra fëmijë (2009), janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja tyre. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, - bën me dije Policia e Kosovës.