Italia shtrëngon masat kufizuese/ “Green Pass”nga 15 tetori i detyrueshëm në të gjitha vendet e punës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2021, 16:29
“Green Pass”, pasaporta jeshile që përcakton procedurat për lëshimin e certifikatave digjitale COVID-19, do të bëhet i detyrueshëm në të gjitha vendet e punës publike dhe private duke nisur që nga 15 tetori.
Kjo është bërë e ditur nga ministrat e shëndetësisë Roberto Speranza, të funksionit publik Renato Brunetta dhe të çështjeve rajonale Mariastella Gelmini gjatë takimit me guvernatorët.
Sipas draftit të dekretit të ri, ata që janë në punë do të duhet të kenë patjetër ‘kartën e gjelbër’, ose ‘Green Pass’.
Mësohet se kush nuk do të jetë i pajisur me të, do të ketë deri në 1 mijë euro gjobë, ose 5 ditë pezullim nga puna./Ora News/
