Shtohet numri i viktimave në Kosovë, 14 të vdekur dhe 368 raste me Covid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2021, 15:17
Të enjten (16 shtator) në Kosovë janë regjistruar 368 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,845.
Bazuar në 6,882 testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 5.34 për qind.
Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,382 persona të shëruar nga koronavirusi.
Aktualisht, raste aktive mbeten 13,473.
Në Kosovë janë dhënë gjithsej mbi 1.1 milion vaksina kundër koronavirusit, ndërsa mbi 399,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.
