​Osmani takon Lajçak: Dialogu të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë-Serbi


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh ditën e sotme se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të vazhdojnë dialogun.

Sipaj saj, dialogu duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, pa prekur rendin kushtetues dhe territorin e vendit tonë.

Osmani i bëri këto komente i bëri gjatë një takimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak me të cilin diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë.

Ajo theksoi se Republika e Kosovës është pala konstruktive në dialog, e cila është duke ofruar propozime konkrete në këtë proces dhe se ka zbatuar marrëveshjet e arritura deri më tani, ndryshe nga Serbia e cila nuk respekton marrëveshjet e arritura me Republikën e Kosovës.

Ndërkohë, Lajçak tha se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe funksionalitetin e saj të brendshëm.