Çifti i papërmbajtur vë në siklet qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2021, 11:39
Banorët e Kretës në Greqi janë përballur me një skenë të sikletshme.
Ata kanë kapur një çift nga Ukraina duke kryer marrëdhënie seksuale brenda në makinë, në mes të sheshit plotë më qytetarë në Heraklion të Kretës.
Policia u njoftua nga qytetarët për sjelljen e pahijshme të çiftit të turistëve dhe me të arritur aty i gjeti ata në momente intimiteti në publik.
Mediet greke bëjnë me dije se çifti ukrainas është arrestuar nga policia
Çifti kishte ardhur në Kretë për pushime.
