Braçe del në foltore e flet hapur: Bujku, gruri, mielli e buka nën pushtetin kartelit
Ish zv/ kryeministri Erjon Brace shfrytëzoi foltoren e Kuvendit për të denoncuar pabarazinë po taksohen punëtorët , jo të pasurit.
“Ne tatojmë progresivisht vetëm të ardhurat nga puna; tatimi mbi fitimet e të mëdhenjve VIP është i sheshtë dhe i ulët sa s’ka.
Të shohësh xhiron, fitimin, tatimin mbi fitimin e 100 VIP-ave të ekonomisë sonë, kupton se kemi shume shume pune per te bere.
Kompania më e madhe private në vend për nga xhiroja, fshehur pas nje emri ne anglisht, deklaron fitim 1.1 % të xhiros, 0.2 % të xhiros tatim fitimi të paguar deri në qershor;
Kompania më e madhe në shpërndarjen dhe tregtinë e mallrave, ushqimeve e pijeve deklaron fitim 3.6 % të xhiros, 0.5 % të xhiros tatim fitimi të paguar deri ne qershor;
Kompania që zotëron rrjetin më të madh të supermarketeve në vend, deklaron fitim 2.8 % të xhiros, tatim fitimi i paguar deri në qershor është i papërfillëshëm;
Kompanitë më të mëdha të ndërtimit të rrugëve dhe të transportit rrugor e detar, deklarojnë fitim 5.3% të xhiros, tatim fitimi 0.6 % të saj – njëra, dhe fitim 2.6 % të xhiros, tatim fitimi 0.6% të saj-tjetra;
Kompanitë më të mëdha të shërbimeve spitalore private dhe farmaceutike, që janë mbytur në para gjatë 2020, deklarojnë fitim 5.4% të xhiros, tatim fitimi 0.4 % të saj – njëra, dhe fitim 4.6% të xhiros, tatim fitimi 0.6 % të saj-tjetra;
Kompania më e madhe e furnizimit me inputet bujqësore, fara, fidanë, plehra kimike etj, deklaron fitim 8.5% të xhiros, tatim fitimi 1.2 % të saj;
Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, deklaron fitim 7.1 % të xhiros, por tatim fitimin prej vitesh e ka ZERO, prej përjashtimeve që ja kanë mundësuar këtë, trasheguar prej 2005, rikonfirmuar prej jush e me detyrimin tone per te zbatuar kontraten.
TAKSO TË PASURIT, nuk është urrejtja e Erion Braçes kundër të pasurve të këtij vendi, nga Samir Mane tek Fiqiri Ismaili. Por është një ekuilibër i ri në sistemin fiskal që vendos drejtësi rrëzon sistemin e përjashtimeve, favoreve që ju kanë mundësuar të pasurve të paguajnë kaq pak tatime.”
Braçe tha se është koha për një program të qartë e të plotë kundër të gjitha pabarazive në punë, biznes, treg
“Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës; Në bujqësi në gjashtë muajt e fundit kemi humbur 29.000 punëtorë. Përpunuesit humbin para nëse përpunojnë prodhimin vendas.
Të kufizuar dhe kushtëzuar nga vështirësitë e dy viteve të fundit por edhe nga abuzimi i tregtarëve, të pafavorizuar në përpunim nga një skemë fiskale që njëri këtu e bëri me kokëfortësi në 2018-ten e që i dha efektet plotësisht këto dy vite.
Kemi humbur 100. 000 krerë nga 2018. 54. 000 vetëm lopë sepse skema nuk favorizon përpunimin e prodhimit vendas të prodhuesve të qumështit;
Kemi humbur 300. 000 krerë të leshta, 143. 000 krerë të dhirta, sepse skema nuk favorizon përpunimin e prodhimit vendas të prodhuesve të qumështit e të mishit; kemi humbur 23.000 tonë qumësht, 7. 000 tonë grurë për të njëjtën arsye: Mi degjoni keto fjale; ju flas ne emer te ekonomise me te madhe bujqesore ne vend, Divjake-Lushnje”
Brace shkon më tej kur flet për ata që i quan kartele që kanë monopolin e tregut.
Edhe pse ne kemi zeruar TVSH, bujku është nën dhunën e kartelit që zotëron inputet bujqësore dhe që paravendos e dikton çmimet e plehrave kimike, farave e fidanëve para çdo sezoni kur nevoja është pafund e madhe;
Gruri, mielli, buka, në zinxhir, janë nën pushtetin e një karteli nga këtu e deri në Kosovë që cakton çmimet, që kurrë nuk duhet të ishin kaq të rritura kur vetëm gjysma e grurit që konsumohet në këtë vend importohet. Ka abuzim për shkak të përqëndrimit dhe fuqisë që buron prej tij, mungesës së konkurrencës”
Brace tha se programi është një ambicie qe kalon mandatin 4 vjeçar, synon një dekade, ndaj duhet folur sot, ketu.