I shpërtheu bombola duke e montuar, 60-vjeçari me djegie të shkallës së tretë, u plagos dhe e motra me të bijën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2021, 21:58
Një bombol gazi shpërtheu mbrëmjen e sotme në banesën e Qefajet Musait në Xhafzotaj të Durrësit duke lënë të plagosur tre persona.
Ngjarja u regjistrua në orën 19:15. Ora News mëson se të plagosur kanë mbetur kryefamiljari Qefajet Musai 60 vjeç, motra e tij Bukurie Maksuti 45 vjeçe dhe vajza e tij 17 vjeçe B. Musai.
Ora News mëson se kryefamiljari Musai ka pësuar djegie të shkallës së tretë.
Ai ka qenë duke e montuar bombolën dhe menjëherë sapo ka provuar ta testojë ka shpërthyer.
Musai së bashku me të motrën dhe vajzën janë transportuar në spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë për mjekim më të specializuar, ku raportohet se janë jashtë rrezikut.
