“Rama e Basha janë bashkë”, Topalli ngre dyshime: Dolën të dy në gjashtë që mos të dëgjohej Berisha

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli , ka ngritur dyshime për një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit i PD Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin “Opinon” ajo tha se Rama me Bashën u shfaqën sot në parlament në orën 18:00, pikërisht në të njëtjën orë, kur ish-Kryeministri Sali Berisha mbajti një takim me demokratët.

Lulzim Basha refuzoi të flasë në Kuvend për gati dy orë ditën e sotme, duke insistuar që në sallë të ishte edhe kryeministri Edi Rama.

“Fakti që askush nuk dëgjonte parlamentin sot, programin e qeveisë. Sot ne nuk kemi opozitë. Ke një që quhet opozitë por nuk është opozitë. Unë e kam thënë, ata janë bashkë. Edhe sot kur e lanë në orën 6, është e pabesueshme”, u shpreh Topalli.

Ndërkohë kjo e fundit e ka cilësuar Bashën si një diktator, ndërsa nismën e Berishës si një lëvizje në një moment kyç për opozitën.

“Nuk ka lidhje partia, ajo ishte një lëvizje. Unë mezi erdha edhe këtu, sepse sapo kam ardhur nga jashtë. Kjo ka lidhje me qëndrimet ndaj një momenti kyç të një force që është në opozitë. Berisha tha që kryetari është i thyer, në fakt kryetari është i shitur. Ky është problemi juaj, Lulzim Basha është diktator. Shumë thonë se ai nuk ka gjë në dorë, por ai njeri nuk le votë, nuk lë fjalë, nuk lë diskutime”, tha Topalli./ Ora News/