"Gratë përdoren vetëm statistika", Vokshi: Rama dhe Manastirliu duhet të ishin para drejtësisë
Deputetja e PD-së Albana Vokshi nga foltorja e Kuvendit u shpreh se Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nuk duhet të ishin të pranishëm në sall, por para drejtësisë.
Ajo tha se këto të fundit janë përgjegjës për keqmenaxhimin e pandemisë, ndërsa shton se 55 mjekë e infermierë mund të ishin shpëtuar.
Albana Vokshi: Shëndetësia falas rezultoi mashtrimi më i madh i Edi Ramës. Ky kryeministër ngjan aq shumë me Covidin. Njësoj si ai është shkatërrimtar dhe ndryshon emrat si ai. Pandemia nxori në pah se si e keni shkatërruar sistemin shëndetësor.
Kush është përgjegjës për keqmenaxhimin e pandemisë? Ka vetëm dy emra: Edi Rama dhe Ogerta Manastriliu. Ata nuk duhet të ishin këtu sot por para drejtësisë. Mashtron me 300 qendrat shëndetësore. 55 jetë të humbura deri në qershor personel mjëkësor që mund të ishin shpëtuar.
Vokshi, tha se është gratë të cilat kanë marrë postet e ministreve duhet të flasin për problemet në vendit dhe jo të përdoren si statistikë.
Albana Vokshi: Është e shëmtuar kur gratë përdoren vetëm si statistikë. Asnjë grua, asnjë ministre nuk ka folur mbi fenomenin e rritur gjatë pandemisë, rritjen e dhunës ndaj grave.
/Ora News/
