Nga Nishani, Noka, Shehu e deri tek Paloka, deputetë e ish-deputetë në krah të Sali Berishës (Foto)
Pasi Krydemokrati Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, ish-Kryeministri Sali Berisha, ka nisur turin e tij me demokratët.
Krahas mbështetësve në radhët e qytetarëve, të shumtë ishin edhe demokratët e partisë, besnikë të ish kryeministrit, të cilën zgjodhën që të lënë dhe seancën plenare që u mbajt ditën e sotme.
Siç shihet në fotot, në takim ku Berisha ka mbajtur dhe fjalën e tij, ishin të pranishëm deputetët Edi Paloka, Flamur Noka, Tritan Shehu, Isuf Çela.
Po ashtu mbështetës i Berishës ishte edhe ish Presidenti Bujar Nishani.
I pranishëm në takim, ish-sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata, ish deputetët Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Aldo Bumci, Astrit Veliaj, Anton Frroku, Keltis Kruja, Albina Deda, Liljana Elmazi si edhe Arbjola Halimi.




