Kumbaro: Shumë shpejt në Shqipëri brendi “Intercontinental Hotel Group”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2021, 00:03
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro informon se në Shqipëri do të vijë një brend ndërkombëtar i hotelerisë “Intercontineltal hotel Group”
“Shumë shpejt një tjetër brend ndërkombëtar i hotelerisë do i shtohet Shqipërisë si Intercontinental Hotel Group” tha ministrja në foltoren e Kuvendit ku po diskutohet programi i qeverisë "Rama3".
Në programin “Rama 3”ministrja foli për plan të detajuar për menaxhimin e mbetjeve, mbështetje, ekspertizë financiare për Bashkitë, por edhe monitorim rigoroz e ndëshkim ligjor cdo bashkive që mbajnë territorin e tyre të pistë.