Tirane/ Sërish bulevardi "Migjeni" u kthye në pistë garash për bugatin e kuq

Bulevardi “Migjeni” në Tiranë vijon të jetë një pistë garash për të provuar adrenalinën e shpejtësi , drejtuesit e motorave të kalibrit të madh.

Ora News sjell videon e filmuar sot në mbrëmje. E kishte radhën një bugati i kuq të fluturonte në bulevardin “Migjeni”. “Më shumë se 4 herë bugati i kuq ka bërë vajtje ardhje përgjatë bulevardit mbrëmjen e 16 shtatorit.

Nuk është hera e parë që banorët në bulevardin “Migjeni” përballen me një problematikë të tillë, persona të papërgjegjshëm që ngasin motorët me shpejtësi skëterrë duke u bërë jo vetëm burim aksidentesh por dhe shqetësim për ndotjen akustike dhe frikën që u shkakton familjeve që jetojnë në këtë zonë.

Pak kohë më parë Fatmir Avdillari hunbi jetën pasi motori që po drejtonte me shpejtësi skëterrë u rrëzua. Në aksident u përfshinë edhe 2 automjete që drejtoheshin nga një 38-vjeçare dhe një 40-vjeçar.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë bllokoi bugatin blu dhe ndëshkoi drejtuesin e mjetit me një gjobë të majme e heqje patente.