Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin rrugor Tiranë-Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2021, 17:00
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme (11 shtator) në aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Ford", ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar.
Viktima mendohet të jetë rreth 60 vjeç dhe si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./OraNews/
