Ndodh në Austri/ Djali mbajti trupin e vdekur të nënës për 1 vit në bodrum, i merrte pensionin
Një burrë ka mbajtur trupin e nënën së vdekur më shumë se një vit brenda banesës së tij, ndërsa merrte pensionin e saj.
Mediat e huaja, bëjnë me dije gruaja në moshën 89-vjeçare, mendohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrore në qershor të vitit të kaluar.
Ndërkohë djali i saj në moshën 66 vjeç, thuhet se e kishte vënë trupin e saj në bodrumin e tij dhe kishte përdorur pako akulli dhe fasho për të evituar erën.
Policia beson se ai mund të ketë marrë në mënyrë të paligjshme rreth 42,000 nga pensioni i saj.
Si u zbulua mashtrimi?
Një postieri i cili po i dërgonte pensionin të moshuarës iu refuzua kërkesa për ta parë atë.
Kjo nxiti një hetim dhe çoi në zbulimin pasues të tmerrshëm.
Gufler tha se burri nuk kishte të ardhura të tjera dhe u tha atyre se pagesat do të ndaleshin menjëherë nëse ai do të kishte raportuar vdekjen, duke e lënë atë të paaftë për të paguar për funeralin e nënës së tij ose për të mbajtur shtëpinë.

