Tragjedia në Tetovë/ Arifi: Ishin 26 pacientë në spital, viktima më e re 29-vjeç, 12 persona jashtë rrezikut për jetën

Në një lidhje me “Skype” për  Ora News, gazetari në TV21 Besir Arifi, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen tragjike që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në spital, kanë humbur jetën 14 persona.

Arifi bën me dije se në spital kanë qenë 26 pacientë, ku 12 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa të tjerët kanë mundur që të dalin të gjallë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas tij 2 prej viktimave janë familjarë të pacientëve.

Ai thotë në stafin mjekësor nuk është regjistruar asnjë viktimë por vetëm të lënduar, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.

“Akoma nuk dihet se kush janë shkaktarët kryesorë të zjarrit në qendrën mobilare  të spitalit të Tetovës. Nuk është  një spital i zakonshëm por spital i lëvizshëm  që është nuydërtuar e që është vënë enkas për të shtruar pacientët me Covid-19. Është shpallur ditë zie kombëtare për tre ditë në vijim, ndër të tjera në mbledhjen e qeverisë është folur për menaxhimin e situatës aktuale. Në spital kanë qenë 26 pacientë.


14 persona kanë humbur jetën. Dyshohet se dy prej viktimave të jenë familjarë që kanë qëndruar atje për t’u kujdesur për të afërmit e tyre. Nga personeli mjekësor nuk ka viktima por vetëm të lënduar. Të lënduar janë gjithsej 12 persona, të cilët po trajtohen në spitalin e Tetovës. Nuk dihet ende se cili staf mjekësor ka qenë në turn. Mes të shpëtuarve ka dhe pacientë. Të shpëtuarit po trajtohen në klinikat e Tetovës. 

Sipas informacioneve të lënduarit janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Janë duke bërë ekspertizat për t’u identifikuar viktimat, pasi për shkak të djegieve të shumta , ata nuk kanë mundur që të identifikohen nga familjarët. Viktima më e re është e moshës 29-vjeçare, ndërsa më e moshuara është 79-vjeç. Qeveria ka kërkuar ndihmë të shteteve ndërkomëbëtare, NATO-së, të sjellë këtu ekspertë që për fatkeqësitë e zjarreve që bashkërisht në institucionet e Maqedonisë se Veriut, do të hetojnë dhe për të gjetur shkaqet e zjarrit. 

Kjo edhe për shkak të presionit të madh të publikut, opozitës dhe për mbajtje përgjegjësie dhe dorëheqje. Deri më tani asnjë zyrtar nuk ka dhënë dorëheqjen.”

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini.