Tragjedia në spitalin e tetoves: 12 viktima janë pacientë më i riu 38 vjeç

Gëzim Nuredini, përgjegjësi i spitalit COVID në Tetovë që u përfshi nga flakët mbrëmjen e ditës së djeshme, në një prononcim për mediat është shprehur se 12 viktimat e identifikuar janë pacientë, të cilët po trajtoheshin me sëmundjen vdekjeprurëse.

Sipas tij dy viktimat e tjera janë familjarët që shoqëronin pacientët dhe përkujdeseshin për ta në spital.

Ai thotë se në mesin e viktimave më i riu ka qenë në moshën 38 vjeç, ndërsa më i vjetri 72 vjeç.

“Familjarët nuk kanë qëndruar gjatë natës në spital. Të shpëtuarit i kemi hospitalizuar në një covid tjetër dhe janë mirë. Viktimat 14, 12 janë pacientë të hospitalizuar ndërsa 2 të tjerë duhet të identifikohen dhe mendohet se janë familjarë. Me i riu nga ta është 38 vjeç, ndërsa më i vjetri 72 vjeç. Shoqëruesit nuk janë identifikuar. Në këtë moment do bëhet identifikimi i tyre. U kemi bërë thirrje familjarëve që të vijnë të identifikojnë të vdekurit,”- tha ai/ Ora News/