Ambasada Amerikane reagon për përjashtimin e Berishës: Vendimi i vështirë i Bashës duhet respektuar

Ambasada e SHBA-së reagoi lidhur me vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

“Vendimi i vështirë u Bashës duhet të respektohet. Vendimi I demokratëve tregon se PD ka kurajon të shkëputet nga e kaluara me qëllim të që të ndërtojë të ardhmen.

Në fakt reagimi i ambasadës duket më shumë si mesazh kundër zërave kundër vendimit të Bashës, sesa një përshëndetje e vendimit. Kur thuhet se vendimi i Bashës duhet respektuar. 

Kjo pasi duket qartë se vendimi i Bashës ka qenë i pritur nga SHBA.

Ambasada nuk heziton ta quajë 'të shkuarën e PD" liderin historik ku shkruan më tej

"Ky vendim demonstron siç ishte rasti 30 vite më parë dhe në moment kritike PD ka guximin të shkëputet nga e kaluara. Mezi presim të punojmë më afër me PD për të forcuar marrëdhëniet tona” thuhet në deklaratën e ambasadës të postuar në Twitter një ditë pasi Basha bëri të ditur vendimin e tij për përjashtimin e Berishës. 

 

Berisha u shpall non grata nga SHBA në muajin maj 2021.