Tragjedia në Gjakovë/ Babai i njërit nga dy fëmijët e vdekur në gjendje të rënduar shëndetësore

Mediet kosovare njoftojnë se babai i njërit nga dy djemtë e vdekur është në gjendje të rëndë pas lëndimeve që mori.

Drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë se gjendja e tij nuk është në rrezikun për jetë, por gjithësi “është shumë e rëndë”.

“Është në gjendje të rëndë shëndetësore nga lëndimet që mori”, tha ai.

Dy djemtë, 12 e 13 vjeç, humbën jetën, pasi s’arritën t’u mbijetonin plagëve të marra.