Dy fëmijë vdesin nga zjarri në Gjakovë

Dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç humbën jetën si pasojë e një zjarri që kaploi një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj për mediat kosovare.