Pamje të rënda! Momenti i arrestimit të Dardan Molliqaj, policia e shtrin në tokë të gjakosur
Publikohen pamjet e momentit kur kreut i PSD-së Dardan Molliqaj pesë aktivistë të tjerë të kësaj partie, janë arrestuar gjatë një aksioni të policisë .
Siç tregohet në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, Molliqaj shihet i shtrirë në tokë, ndërkohë dy gra të cilat ndodhen me të, bëjnë përpjekje që të ndërhyjnë, por që largohen me forcë nga policia.
Njëra prej tyre përpiqet vazhdimisht që të ndërhyjë në momentin që Molliqaj, rrethohet nga policia por që më pas nuk është lejuar nga njëri prej oficerëve.
Aktivistes dhe Molliqaj, në momentin që policia ka dashur që t’i fus në makinë, kanë tentuar q të ikin e në këtë moment janë rrëzuar e si pasojë u ka rënë koka në asfalt ku dhe kanë marrë plagë të lehta në kokë.
Më pas policia u ka vendosur prangat.
Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të partisë së tij janë arrestuar, pasi penguan mbarëvajtjen e konferencës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.
Tashmë ata janë liruar.