U infektuan me Covid, humbin jetën brenda pak orësh vjehrri dhe nusja në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2021, 18:22
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 920 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërkohë 28 persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë mediat e Kosovës, bëjnë me dije se në mesin e viktimave janë edhe dy persona të një familje.
Mësohet se si pasojë e Covid-19, një grua dhe vjehrri i saj nga Fshati Turjakë i Malishevës kanë humbur jetën, brenda pak orësh.
Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë në Gjilan si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë humbur jetën nënë e bir.
