Të emën ia vrau babi/ Prokuroria greke vendos që djali i çiftit shqiptar të rritet me gjyshërit
Prokuroria e Athinës ka vendosur që djali i mitur i 31-vjeçares shqiptare, Anisa që u vra nga bashkëshorti i saj, Florand Shehu të shkojë dhe të jetojë më gjyshërit e tij, nga ana e mamasë.
“Gjyshërit nga ana e nënës mund ta rrisin të miturin dhe ta mbështesin atë në të gjitha fazat e jetës së tij, siç kanë bërë deri më sot, të ofrojnë besim dhe do të punojnë pozitivisht për zhvillimin e tij,“-thuhet në vendim.
Siç raportojnë mediat greke, i mituri ka jetuar me gjyshërit që pas vdekjes së Anisës.
Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e familjes Shehu pas vendimit, i cili mund të apelohet brenda 30 ditëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi më 30 Korri, ku shqiptari vrau gruan e tij 31-vjeçare me thikë. Ai deklaroi se e kishte vrarë bashkëshorten 31-vjeçare për arsye xhelozie.
