Vijojnë shifrat alarmante në Kosovë, 28 të vdekur dhe 920 raste të reja me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 920 pesona kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërkohë 28 persona kanë humbur jetën.
Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave në shtatë ditët e fundit arrin në 181. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 10,321 mostrave.
Shndërruar në përqindje i bie që rreth 9 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Numri total i rasteve pozitive në shtatë ditët e fundit është 8,901.
Në 24 orët e fundit u shëruan 1,698 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 24,484.
Deri të martën, mbi 325,000 qytetarë të Kosovës i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër koronavirusit./REL/

