"Presim me padurim kur do të jemi të gjithë së bashku", djali i Thaçit flet për vizitën në Hagë

Familja Thaçi vijon ta ndjejë përditë e më tepër mungesën e kryefamiljarit të tyre, ish-presidentit Hashim Thaço.

Djali i tij Endrit Thaçi, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi me nënën e tij, Lumnie Thaçi.

Në përshkrimin e fotografisë, Endriti tregon se pak kohë më parë kanë vizituar edhe ish-presidentin Thaçi në Hagë.

“Me nanën këto ditë të fundit të verës. Kemi takuar edhe babin ca kohë më parë dhe i presim me padurim ditët kur të gjithë do të jemi së bashku përsëri, në Kosovën që aq shumë e don”, ka shkruar ai në Instastory.

Ish-presidenti i Kosovës Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Ai akuzohet për krime që dyshohet se janë kryer në luftën për pavarësi të fundit të viteve 1990, përfshirë vrasje dhe tortura.

"Presim me padurim kur do të jemi të gjithë së