Rama, Vuçiç dhe Zaev pijnë verë për Open Balkan: Përparimi kërkon paqe dhe kufij të hapur
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar një video në Instagram lidhur me nismën Ballkani i Hapur.
Presidenti i Serbisë shkruan se përparimi i rajonit arrihet vetëm nëpërmjet të ashtuquajturës “Open Balkan”.
Ai shton se njerëzit që duan të punojnë së bashku pa pengesa nuk mund të ndalohen të bashkëpunojnë mbi parimet mbi të cilat bazohet BE -ja, siç është lëvizja e lirë e mallrave, shërbimet, kapitali dhe njerëzit
Vuçiç: Përparimi kërkon paqe, stabilitet, kufij të hapur dhe një vizion për të ardhmen. A ka të ardhme “Ballkani i Hapur” – jam i sigurt se ka. Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit që duan të punojnë së bashku pa pengesa, të luftojnë për të gjitha parimet mbi të cilat bazohet BE -ja, siç është lëvizja e lirë e mallrave, shërbimet, kapitali dhe njerëzit.
View this post on Instagram


