Suedia ndalon hyrjen për kosovarët, shkak COVID-19

 

Suedia merr vendim për ndalimin e hyrjes në Suedi të udhëtarëve që vijnë nga SHBA-ja, Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Vendimi është marrë dje dhe vjen si rezultat i një përditësimi të rekomandimeve të BE -së në lidhje me udhëtimin në BE nga vendet e treta.

Kjo masë do të hyjë në fuqi më 6 shtator.

 “Për të zbutur efektet e përhapjes së COVID-19, vini re se Qeveria suedeze ka zgjatur ndalimin e përgjithshëm të përkohshëm të udhëtimit në Suedi. Ndalimi i udhëtimit tani përfshin edhe Kosovën, ndër vendet e tjera. Vendimi hyn në fuqi më 6 shtator dhe do të jetë në fuqi deri më 31 tetor 2021, por mund të zgjatet edhe më tej”, thuhet në njoftimin e ambasadës suedeze në Kosovë