Kosovë: 33 vjeçari që gëlltiti telefonin 'Nokia' është i burgosur

Burri 33 vjeçar që gëlltiti telefonin para pak ditësh është i burgosur dhe po  vuan dënimin për veprën e kryer në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Mendohet se për të fshehur celularin ‘Nokia’ që kishte në qeli, ai e ka gëlltitur atë, por më pas është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“I burgosuri, A. A, i dënuar me 4 vite per veprën penale, Vjedhje e rëndë. Me 30.08.2021 ka njoftuar se ka gëlltitur telefonin mobil dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Pasi është vizituar nga mjekët e qendrës, menjëherë është dërguar ne Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku edhe i është bere fotografimi Rentgen. Ne fotografim është vërtetuar se i njëjti ka gëlltitur telefonin mobil, menjëherë është nisur për ne SHSKUK, ku edhe është intervenuar. Pas intervenimit, i burgosuri ne fjale është kthyer ne QP Mitrovicë, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe po vizitohet nga mjeket e qendrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Para disa ditësh në Klinikën e Gastroenterologjisë është realizuar një operacion i rrallë ku nga stomaku i 33 vjeçarit  është hequr një telefon 'Nokia' i ndarë në tre pjesë.

Doktori që realizoi ndërhyrjen kirurgjikale, Skender Telaku,  tha për  se rreziku kryesor ishte bateria e cila mund të shpërthente.