Ministri Vitia: Nga 13 shtatori mund të merren masa të reja lidhur me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka bërë dije situatën lidhur gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe vaksinimin.

Ai u shpreh se në bazë të gjendjes do të përcillet vazhdimisht raportimet e fundit dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë masa të reja para datës 13 shtator.

Vitia: Jemi detyruar të marrim masa në bazë të rekomandimeve, duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve. Duhet kuptuar dhe theksuar se në situatën në të cilën ndodhemi këto masa kanë qenë dhe janë të domosdoshme. Këto masa janë në fuqi deri më 13 shtator dhe natyrshëm zbatimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Edhe sot gjatë takimit u dakorduam që të gjitha institucionet të do të përcjellin për ditë situatën në terren dhe para 13 shtatorit do të kemi edhe takime të tjera, por edhe një takim, ku do të vendoset si do të procedojmë tutje. Kjo nuk e përjashton mundësinë e masave të reja para kësaj date sipas këtyre raportimeve dhe rekomandimeve nga punonjësit shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë shtoi se me intensitetin e njëjtë të vaksinimit si në javët e fundit, mund të parandalohen valët e reja të COVID-19.