Humb jetën nga Covid 28-vjeçarja shtatzënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2021, 10:05
Një 28-vjeçare shtatzënë nga Vushtrria ka humbur jetën pas infektimit me Covid-19. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Express doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.
Për ndarjen e saj nga jeta kanë njoftuar edhe familjarët. Ata bëjnë të ditur në rrjetet sociale se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë.