Osmani falenderon SHBA-të për vaksinat, Harris Kosovën për strehimin e afganëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.
Partneriteti i shkëlqyeshëm dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve mësohet se ishin në qendër të kësaj bisede.
Presidentja Osmani i shprehu zv.presidentes Harris mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të dhe kam ritheksuar se SHBA-të mbeten partner kryesor strategjik i vendit tone në procesin e konsolidimit të shtetësisë.
Osmani dhe Harris diskutuan edhe për situatën me pandeminë, me ç’rast falenderoi edhe njëherë SHBA-të dhe presidentin Biden për donacionin prej mbi 500.000 vaksinash, të cilat pritet të vijnë këtë fundjavë.
"Një veprim i tillë e ka vulosur edhe njëherë miqësinë e palëkundshme në mes të dy vendeve tona, si dhe është dëshmia më e pastër e përkrahjes së parreshtur të SHBA-ve për vendin tonë" thotë Osmani.
Ndërkaq, zëvendëspresidentja Harris theksoi se SHBA-të janë thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikëpritjen e mijëra qytetarëve afganë.
Zv. Presidenja Harris shprehu po ashtu mirënjohjen e administratës Biden për mbështetjen e Kosovës në këtë mision dhe ritheksoi lidhjen personale dhe të thellë midis Administratës Biden dhe popullit të Kosovës.
Gjatë bisedës, zv. Presidentja Harris përcolli falënderimin e saj të përzemërt për organizimin e ceremonisë për dhënien e Medaljes Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden.
Në fund, e ftova zv. Presidenten Harris ta vizitojë Republikën e Kosovës, për t’i parë për nga afër sukseset tona të përbashkëta.
