Greqi/ Mendonte se ishte hajduti, burri qëllon me armë gjahu për ta frikësuar, plagos 'gabimisht' nënën e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2021, 11:15
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ilia të Greqisë, ku një burrë ka qëlluar gabimisht nënë e tij me armë gjahu, pasi e ngatërroi me hajdutin.
Por si ndodhi ngjarja?
Nëna dhe djali menduan se jashtë shtëpisë kishte grabitës, pasi qentë ishin shumë të shqetësuar. Djali mori armën e gjahut dhe qëlloi në ajër për të frikësuar këdo që ishte pranë shtëpisë.
Sipas informacioneve nga gazeta "Patris", në përpjekje për të rimbushur "armën për të qëlluar për herë të dytë, djali ka bërë një lëvizje të pakujdesshme dhe si pasojë ka plagosur nënën"
I tronditur, djali i ofroi nënës ofrojë ndihmën e parë dhe pak më vonë gruaja u transportua fillimisht në spitalin Amaliada dhe më pas në spitalin Pirgos.

