Kosovë/ Pacienti i infektuar më Covid: Është faji im, nuk jam vaksinuar

Një pacient me Covid-19, i shtruar në Klinikën Infektive në Kosovë, u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Në një intervistë nga spitali për mediet kosovare, pacienti mes lotësh thotë se ka gabuar që nuk është vaksinuar dhe se të gjithë duhet të vaksinohen.

 "Kam qenë në Obiliq me një terapi atje s’ka bërë  punë edhe prej atje më kanë sjellë  këtu sot, kam qenë shumë keq, keq jam prapë. Është faji im. Nuk e di, unë për vete kam gabuar. Është gabimi im, që nuk jam vaksinuar. Ata që kanë mundësinë duhet të  vaksinohen, sepse është për  të mirën e tyre për tu vaksinuar", ka thënë pacienti për RTV 21.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 26 persona, janë regjistruar 1448 raste të reja dhe në total janë 26.525 raste aktive.