Identifikohet burri që rreh tre vajza në mes të ditës në Prishtinë, videoja u bë virale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2021, 00:03
Policia identifikon dhe shpalli në kërkim autorin e sulmit dhe dhunës në mes të ditës të tre vajzave në lagjen "Arbëria", Prishtinë.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar ‘Lëndim trupor’, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, citojnë mediat kosovare.
Skenat e dhunës me një shkop që ngjason me shkop gome janë filmuar nga kamerat dhe videoja ka indinjuar të gjithë rrjetin.