Covid 19/ Tre viktima dhe 895 raste të reja. Tirana, Shkodra dhe Durrësi, 'zona të kuqe'

895 raste të reja pozitive dhe 3 humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit nga Covid 19 në vendin tonë.

Viktimat janë një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 68 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi.

Në total janë kryer 5901 testime, ndërsa rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 74 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 37 raste në Kavajë, 35 raste në Lezhë, 34 raste në Fier, 29 raste Vau i Dejës, Vlorë, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Kukës, 22 raste në Korçë, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Kamëz, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste në Krujë, 15 raste në Kurbin, Mat, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Berat, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 7 raste në Rrogozhinë, Himarë, 6 raste në Divjakë, Mallakastër, 5 raste në Has, Memaliaj, Devoll, Dimal, Peqin, Librazhd,  4 raste në Shijak, Vorë, Pogradec, Cërrik, 3 raste në Dibër, Këlcyrë, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Delvinë, Kuçovë, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Selenicë, Finiq.

Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,321 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       895 

Të shëruar në 24 orë       519

Të shtruar në spitale       114

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 5,901

 

Testime totale            1,065,642

Raste pozitive             149,117

Raste të shëruara         135,321

Raste Aktive                    11,288

Humbje jete                     2,508

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4171

Shkodër          1915

Vlorë               880

Durrës             902

Fier                  778

Lezhë              688

Elbasan           596

Berat               412

Gjirokastër      281

Korçë               270

Kukës              226

Dibër                169