Studiuesit meksikanë krijuan maskë për fytyrën që neutralizon Covid-19
Studiuesit në Universitetin Autonom Kombëtar të Meksikës (UNAM) kanë krijuar një maskë për fytyrën duke përdorur nano-shtresa argjendi dhe bakri që neutralizon SARS-CoV-2, virusin që shkakton Covid-19, thuhet në gazetën zyrtare të universitetit.
UNAM e quajti maskën anti-mikrobiale me shtresa të trefishta SakCu; Sak do të thotë argjend në Mayan dhe Cu është simboli kimik për bakrin.
Për të testuar maskën, studiuesit morën provëza me virus nga pacientët pozitivë me Covid-19 në Spitalin Juarez në Meksikë dhe i vendosën në mbi maskë.
UNAM tha se nëse përqendrimi viral ishte i lartë, virusi u zhduk me më shumë se 80% në rreth tetë orë dhe nëse ngarkesa virale ishte e ulët, në dy orë asnjë nga ARN e virusit nuk u zbulua.
"Pas kontaktit me nano-shtresën prej argjendi dhe bakri, membrana SARS-CoV-2 prishet dhe ARN-ja e saj dëmtohet," tha gazeta.
"Kështu, edhe nëse SakCu hidhet në mënyrë jo të duhur, nuk do të jetë problem pasi nuk mbetet i kontaminuar, si shumë nga maskat që hidhen."
Maska e fytyrës është e ripërdorshme dhe mund të lahet deri në 10 herë pa humbur vetitë e saj mbrojtëse.
UNAM tha se aktualisht ka kapacitetin për të prodhuar 200 prej tyre në ditë.
Hulumtimi u drejtua nga Instituti i Kërkimit të Materialeve të UNAM.
