Vaksinat përgjysmojnë rrezikun për 'koronvirusin e gjatë'
Vaksinimi kundër Covid zvogëlon me 50% mundësinë e shfaqjes së «koronavirusit të gjatë», sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Londrës.
Çfarë është koronvistusi i gjatë?
Kur simptomat vazhdojnë për javë apo edhe muaj pas infeksionit fillestar, sëmundja njihet si "Covid i gjatë", ose "koronavirus i gjatë".
Personat e vaksinuar plotësisht kanë 50% më pak gjasa të infektohen përsëri.
Hulumtimet nga universiteti britanik tregojnë gjithashtu se personat me sëmundjen e koronavirusit të gjatë" nëse preken nga sëmindja, do ta kalojnë atë lehtë, me simptoma të lehta.
Në Britani, 78.9% e njerëzve janë vaksinuar plotësisht deri më tani, sipas BBC. Studiuesit theksojnë se vaksinat shpëtojnë jetë dhe parandalojnë sëmundje serioze.
"Ne zbuluam se shanset për të zhvilluar simptoma për 28 ditë ose më shumë pas infektimit pas vaksinimit u ulën përgjysmë, pas dy dozave të vaksinës Covid," thanë hulumtuesit në studimin e tyre.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, Covid-19 ka infektuar mbi 218 milionë njerëz në të gjithë botën.
Prej tyre, mbi 4.5 milionë kanë vdekur. Në të gjithë botën janë bërë mbi 5.3 miliardë vaksina.

